Pavarësisht sfidave të mëdha që kanë kaluar çifti kosovar Haradinaj, Ramushi dhe Anita shfaqen gjithmonë bashkë duke mbështetur njëri-tjetrin në të mirë e në të keq.

Zakonisht ata i shohim serioz dhe të rezervuar në media, edhe për shkak të profilit zyrtarë të profesionit, por për ditëlindjen e Anitës çifti simpatik nuk është rezervuar për të shfaqur ndjenjat.

Advertisement

Në 37 vjetorin e moderatores, një foto e publikuar nga “Prive”, tregon se kryeministri Haradinaj kishte përgatitur një mbrëmje shumë të bukur për bashkëshorten, të cilën e finalizoi me një buqetë me plot 100 trëndafila dhe një puthje mes çiftit të cilët duken shumë të dashuruar e të lumtur.

Duhet të kujtojmë se kreu i AAK-së është martuar para 13 vitesh me moderatoren simpatike, dhe kanë tre fëmijë së bashku. Ndërkohë gjatë gjithë këtyre viteve martesë ata kanë patur plot sfida, ku e fundit ishte arrestimi i Haradinajt në Francë.

Sa bukur kur në fund triumfon dashuria!