100 Personat më të Rëndësishëm sipas Times përfshijnë edhe Kim Kardashian, Taylor Swift dhe Papa Franceskun

Një vit më parë ajo cmendi internetin ndërsa tani e quajnë “zonja e parë e famës”.
Kim Kardashian ia ka dalë të hyjë në listën e 100 personave më të rëndësishëm që përpilon Times dhe së bashku me të në listë është edhe Kanye West, Taylor Swift, Bradley Cooper, Papa Francesku dhe Presidenti Obama.
Kardashian sipas përshkrimit në artikullin e shkruar nga Martha Stewart, është “me bukuri ekzotike por në mënyrë të ekzagjeruar, cliron energji, seksualitet, dramë por dhe lumturi. Ajo së bashku me të afërmit e saj, të gjithë nën kujdesin e mamasë, kanë zgjeruar kuptimin e fjalës familje”.
Si Kardashian ashtu edhe West janë të listuar nën siglën “Titanët” së bashku me personazhe të tjerë si Lorne Michaels dhe Lee Daniels.
Taylor Swift nga ana tjetër është listuar në kategorinë “Ikonat” së bashku me gjyqtarin Ruth Bader Ginsburg dhe këngëtaren Björk.
Mariska Hargitay shkruan për Swift se “ajo është e programuar për të bërë mirë, dhe përqafon gjithnjë mundësinë për të kontribuuar në botë. Unë nuk arrij ti flas dot fëmijëve të mi ashtu sic i flet ajo nëpërmjet teksteve të saj. Taylor na ndricon muzikën që kemi brenda në shpirt dhe na lejon që secili të kërcejë sipas ritmit që ka.”
Bradley Cooper, është listuar nën kategorinë “Artistë” së bashku me Chris Pratt, Kevin Hart dhe Amy Schumer, Julianna Margulies si edhe Richard Linklater.
Në artikullin e shkruar nga Oliver Platt, Cooper vlerësohet si “kameleon i kinematografisë”.
Ndërkaq në listë janë edhe Papa si dhe Presidenti Obama.

Advertisement