Vazhdon suksesi i Elvana Gjatës!

Vetëm ditën e djeshme, në një publikim të Top Awards, Elvana hyri në grupin e artistëve me 6 këngë në klasifikim. Por nuk mbaron me kaq! Renditja e këngëtares vazhdon të jetë gjithmonë në 3 vendet e para.

Advertisement

Sipas klasifikimit të kësaj jave në “The Top List” të Top Awards, këngët që renditen në krye janë:
1. Elvana Gjata – Xheloz
2. Elvana Gjata – Me Fal
3. Elvana Gjata – Ti Shqiperi me jep nder

Nërkohë gjashtë këngët e saj që renditen mjaft mirë në “The Top List” janë: “Xheloz”, “Më fal”, “Veç një pikë”, “Lejla”, “Ti Shqipëri më jep nder” dhe “Forever is Over”.

Mbase shumë shpejt, edhe hiti i verës në bashkëpunim me reperin Ty Dolla $ign “Off Guard” (e cila ka arritur në shifrën e 1.6 milion klikimeve në YouTube), do të futet në këto klasifikime.