Çifti kish nënshkruar një marrëveshje për divorc që më 8 Shkurt, por sipas ligjit kalifornian ajo nuk mund të bëhej zyrtare pa kaluar 6 muaj, gjë që do të thotë se zyrtarisht çifti nuk ka qenë singëll deri të shtunën e kaluar. Pas 14 muajsh martesë aktori britanik nuk ka kërkuar asgjë nga pasuria 90 milion dollarëshe e Katy-t. Së fundmi Katy ka fajësuar pikërisht Russell-in për prishjen e martesës pasi nuk kishte shkuar t’a shihte mjafteshëm teksa ajo ishte e impenjuar me California Dreams Tour.