Zyrtare/ Kjo është data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot datën 30 Qershor 2019 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. “Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 Qershor 2019”, tha Presidenti në dekretin e tij, i cili hyn në fuqi menjëherë. Javën e kaluar, për të biseduar mbi datën e zgjedhjeve, kreu i shtetit priti në takime konsultative kryetarët e grupeve parlamentare.

Presidenti duhej të vendoste për një datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 9 muaj përpara mbajtjes së tyre që në kod përcaktohet se duhet të zhvillohen nga data 15 Mars deri më 30 Qershor.

Advertisement

Pavarësisht një kërkesë të ardhur nga operatorët turistikë që të vlerësohet mundësia që zgjedhjet të mbahen në një datë që nuk dëmton sezonin turistik, siç ka ndodhur në proceset e fundit zgjedhore, kreu i shtetit vendosi për të dielën e fundit të muajit Qershor.

Burimi: TVKlan