Zvicerani Roger Federer ka fituar titullin e tij te 18-te te Grand Chelem ne Australian Open ne moshen 35-vjecare, pasi mundi spanjollin Rafael Nadal me pese sete, 6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3, te dielen ne finalen e luajtur ne Melburn.
Federer eshte rikthyer pas gjashte muaj vitin e kaluar pas demtimit te pesuar ne gju, duke luajtur turneun e pare zyrtar te sezonit, duke qene ne vendin e 17-te ne klasifikimin boteror.
Ai nuk ka fituar nje turne te rendesishem qe nga ai ne Wimbledon ne 2012.
Ky eshte titulli i peste i zviceranit ne Melburn, pas atyre ne 2004, 2006, 2007 e 2010.
Me 18 tituj te rendesishem, ai permirezoi rekordin qe mbante, duke qene para Nadal e Pete Sampras (14).
Ai nuk e ka mundur spanjollin ne nje finale te Grand Chelem qe prej 10 vjetesh ne Wimbledon ne 2007.