Zooey Deschanel është shtatzënë. Gjatë një interviste në Jimmy Kimmel Live, aktorja ka folur për pritjen e saj të ëmbël, që nga roli i partnerit të saj Jacob Pechenik e deri tek ushqimet që i mungojnë më shumë gjatë kësaj periudhe. E dini se cilat janë? Sushi, kafeja, vera dhe gjithçka që është e ndaluar gjatë shtatzanisë. “Në kushte normale do të kisha pirë 4 filxhanë kafeje në ditë e tani më duhet të pi vetëm gjysmë filxhani”. Përsa i përket gjinisë së fëmijës Zooey dhe Jacob preferojnë surprizën. Aktorja ke dhe një koinçidencë shumë të këndshme: edhe e motra Emily është shtatzënë. Ah sa emocione të bukura në shtëpinë Deschanel…

Advertisement