Zjarret në Greqi, qeveria shqiptare ofron 100 mijë euro ndihmë

Friday, December 5, 2025

Qeveria shqiptare do të japë 100 mijë euro ndihmë për Greqinë pas zjarreve që përfshinë rajonin e Atikës, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 81 persona dhe 174 janë të plagosur.

Sipas vendimit të qeverisë shuma jepet për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të muajit korrik 2018 në Republikën e Greqisë.

Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018, ndërkohë që ministritë përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi me firmën e kryeministrit Rama janë ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ajo e Financave.

Kryeministri Rama shkruan në Facebook: “Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”

Ministri i MEPJ, Ditmir Bushati në një postim në rrjetet sociale shprehu solidaritetin e shtetit shqiptar dhe gatishmërinë e vendit për të ndihmuar fqinjët tanë, ndërsa bën të ditur se ambasada shqiptare në Athinë vijon të mbetet në kontakt me autoritetet greke dhe komunitetin shqiptar të prekur nga tragjedia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -