Home News Zjarr masiv në New York, mbi 100 zjarrfikëse po tentojnë ta shuajnë!

Zjarr masiv në New York, mbi 100 zjarrfikëse po tentojnë ta shuajnë!

0
Zjarr masiv në New York, mbi 100 zjarrfikëse po tentojnë ta shuajnë!

Këtë të premte (me orën lokale) një ndërtesë banimi në Hamilton Heights, në New York është përfshirë nga një zjarr i frikshëm duke e pllakosur zonën në një tymnajë të madhe.

Pjesët e fasadës së banesës po bien të gjitha ndërkohë që policia nga ana tjetër ka vendosur kordonin duke ndaluar qytetarët të afrohen. Zjarri që nisi rreth orës 3 pasdite brenda ndërtesës 6 katëshe po mundohet të fiket nga 100 zjarrfikëse, por deri më tani nuk kanë mundur ta shuajnë.

Ndërkohë “ABC” shkruan se deri më tani nuk ka të lënduar.