Zhvishet për një qëllim të mirë

Shakira nxjerr barkun për një çështje që ja vlen. Artistja shfaqet në një foto e veshur vetëm me bikini, përkrah të fejuarit Gerard Piqué. Foto është publikuar me qëllimin e një feste virtuale në nder të fëmijës së çiftit që pritet të vijë në jetë. Kjo është një iniciativë e re ku fansat e çiftit mund të dhurojnë në favor të UNICEF-it duke blerë “dhurata frymëzuese” për fëmijët më pak të privilegjuar. “Të githë prindërit që presin një fëmijë kanë të njëjtat ëndrra dhe shpresa për fëmijët sikurse ne. Deri më tani shumë prej tyre nuk kanë të njëjtat mundësi. Së bashku mund të ndryshojmë gjërat”,- ka thënë Shakira nëpërmjet një komunikate për shtyp. Nëse ju dëshironi të ndryshoni diçka për mirë në jetët e disa njerëzve që nuk kanë mundësira shkoni në Shakira & Gerard Piqué’s World Baby Shower.

Advertisement