Pam pam pam, pushkën e kisha :p

Lady GaGa ka premtuar se nuk do t’i veshë më reçipetat-pushkë që ngjallën aq shumë polemika pas koncertit të saj në Vacouver. Në datën e parë të “The Born This Way Ball” në Rogers Arena të Vancouverit (11 Janar 2013) Miss Germanotta kish veshur këtë aksesor të veçantë, ideuar nga David Samuel Menkes dhe kritikat nuk kanë vonuar aspak. Ylli new york-ez i popit është kritikuar ashpër nga disa shoqata që luftojnë për ndalimin e pistoletave dhe pushkëve. Reagimi i artistes ka qenë i menjëhershëm dhe ajo ka premtuar se në koncertet e radhës pushkët në reçipetat e saj nuk do të jenë më dhe do të zëvendësohen nga tuba. Sado tuba të vendosë Gaga të gjithë në mendje pushkët do të kenë :p.