Zhgënjen kombëtarja, mundet nga Norvegjia në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare zhgënjeu në takimin miqësor ndaj Norvegjisë, teksa u mposht me rezultatin 0-1.

Një lojë e dobët për skuadrën e Panuçit, e cila nuk goditi asnjëherë portën e kundërshtarit.  Ishte mbrojtësi Rosted, i cili në minutën e 71-të, kaloi në avantazh të tijët, duke i dhuruar fitoren e dytë, në 2 miqësoret e zhvilluara brenda pak ditësh.

Advertisement

Norvegjia e dominoi të gjithë takimin, ndërsa Shqipëria nuk funksionoi në asnjë repart, duke shfaqur shenja lodhjeje në fushë.