Votimi elektronik për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 do të impelmentohet në bashkitë Vorë, Kamëz dhe Elbasan. Vendimi është marrë në mbledhjen e KQZ ditën e sotme.
KQZ miratoi projektvendimin final: “Për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023, në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë”.
Një nga anëtarët e KQZ theksoi se ky projekt pilot do të aplikohet në 335 qendra votimi në këto 3 bashki.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit të 2021-shit, votimi elektronik u mbajt në bashkinë e Vorës dhe në njësinë nr.10 në kryeqytet.