Këtë të martë ka përfunduar afati zyrtar i regjistrimit të ankesave në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një konferencë të posaçme për shtyp, kreu i këtij institucioni Klement Zguri tha se tashmë është koha që task force e qeverisë e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve të bëjë publike rezultatin e punës së tyre. Gjithashtu ai ka kërkuar nga organet e hetimit të përfundojnë sa më shpejt hetimet për regjistrimin e çështjeve hetimore që kanë bërë për zgjedhjet.

Advertisement

“Procesi me gjasë do investojë dhe Kolegjin Zgjedhor, drejtësia ku KQZ mbështetet plot besim. Po procesi ka regjistruar incidente dhe shkelje tëe natyrave të tjera që kërkojnë reagimin dhe të institucioneve të tjera. Task Force e ngritur nga Këshilli i Ministrave për monitorimin e zgjedhjeve, apo Departamenti i Administratës Publike janë marë gjerësisht me problematikën e zgjedhjeve. Është momenti që këto organizma të bëjnë publik rezultatet e punës së tyre, në mënyrë të veçantë organet e ndjekjes penale, ka regjistruar çështje hetimore. Shqiptarët presin të bëhen publik sa më shpejt rezultati i procedimeve penale për të gjitha veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë në hetim”, tha Zguri.