Zgjedh balerinin e ri

Të shtunën Mbretëresha e Pop-it është shfrenuar në pistën e kërcimit të Roseland të New York-ut, gjatë eventit ku do të zgjidhej pjesëtari i ri i grupit të baletit pas selektimeve "Dance4Madonna" realizuar rreth e qark botës. Fatlumi ishte Lil' Buck, vjen nga Memphis dhe sikurse është fiksuar nga aparatët fotografikë, ka kërcyer me vetë Madonna-n. Lil’ ishte fituesi mes 11 finalistësh. Artistja ka shkuar në këtë event e shoqëruar nga e bija Lourdes Maria dhe nga i fejuari 24 vjeçar, balerini Brahim Zaibat.


Advertisement