Pop Star-i i “Bad Liar”, Selena Gomez, si fillim fytyra e Louis Vuitton dhe Coach, nuk mjaftohet me aq pasi tani po e zgjeron akoma më shumë horizontin e saj në botën e modës.
Këngëtarja njoftoi në Instagramin e saj me anë të një fotoje, se është zyrtarisht në partneritet me firmën e njohur Puma.
“Zyrtarisht pjesë e familjes Puma,” shkruan ajo nën foto.
Madje vetë kompania, postoi një video të Selenës nga dita e setit të parë fotografik, ku ajo duket e veshur me markën e njohur.
“Talent i patrembur dhe mbretëresha e Instagram, i bashkohet familjes,” shkruajnë ata.
Fearless talent and ? of Instagram joins the family. @selenagomez #DoYou pic.twitter.com/sVK7WvCcBM
— PUMA (@PUMA) September 18, 2017