Të dy gjykatësit e talenteve muzikore në “The Voice” grinden vazhdimisht. Disa zëra thonë që grindjet e tyre janë si mes vëllait dhe motrës, por disa të tjerë pohojnë se miqësia e tyre ka marrë fund. Në qendër të polemikave është mënyra e ndryshme që ata gjykojnë mbi talentet. Christina kohët e fundit ka shpjeguar rolin e saj: “Puna ime është që të jem pozitive dhe të jemë e përfshirë tërësisht”. Kështu ajo është në një pozicion krejt ndryshe nga ai i këngëtarit kryesor të Maroon 5. Sigurisht grindjet (të stisura ose reale) rrisin vëmendjen kundrejt “The Voice”, i cili tashmë ka regjistruar një numër rekord shikuesish. Talent show vjen nga një format hollandez, në të cilin gjyqtarët (ku përveç Aguilera dhe Levine janë dhe Cee Lo Green dhe Blake Shelton) duhet të zgjedhin konkurrentët e ekipit të tyre vetëm duke dëgjuar zërin e konkurentit. Për të krijuar një ide më të qartë për këtë format ju ndihmon videoja e mëposhtme.


