Një vajzë i tregoi, nëpërmjet portalit Whimn, përvojën e tmerrshme që kishte përjetuar në ditën që duhet të kishte qenë më e bukura e jetës së saj. Disa momente para se të ngjitej në altar mori lajme që do të ndryshonte perspektivën e saj mbi njeriun që donte të martohej dhe marrëdhënien e tyre. Ndërsa ajo po festonte natën e beqarisë me miqtë e saj më të mirë, mori një mesazh nga një numër i panjohur duke i thënë “Unë nuk do të martohesha me të, apo jo?”. Mesazhi ishte i shoqëruar edhe me një foto që tregonin të fejuarin e saj me një grua tjetër dhe bisedat romantike që ata kishin shkëmbyer.
“Nuk resht se menduari për ty”
“Kurrë nuk kam ndier një lidhje të tillë me askënd”
“Trupi juaj është fantastik dhe ju dini se si ta përdorni atë, dua që e dashura ime të kishte gjysmën e aftësive që keni”. E tradhtuar, nusja shpërtheu në lot dhe miqtë e saj e këshilluan atë të anulonte martesën; megjithatë, ajo kishte një plan më të mirë. Ditën tjetër, ndërsa ajo ecte drejt altarit me fustanin e dasmës dhe telefonin në dorë, u kthye nga mysafirt, shkoi tek ata dhe iu tha: -“Sot nuk do të ketë një martesë, i fejuari minuk është personi që mendoja.” Pastaj filloi të lexonte të gjitha mesazhet që kishte marrë përpara gjithë mysafirëve të saj. Në këto momente, i fejuari doli nga kisha dhe të ftuarit e duartrokitën për guximin, edhe pse ajo nuk kishte martesën që ëndërroi gjithmonë. /GazetaShqip/