Zbulohet shkaku i ndarjes së çiftit të njohur pas 8 vitesh lidhje

Pak ditë më parë në mediat e huaja u publikua lajmi se pas 8 vitesh lidhje aktorja Vanessa Hudgens dhe i dashuri i saj Austin Butler i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë. Burime pranë tyre janë shprehur për mediat se shkak për ndarjen e tyre është bërë distanca.

Vanessa dhe Austin po xhirojnë në dy kontinente të ndryshme dhe distanca ka ndikuar. Gjërat kanë përfunduar paqësisht dhe dyshja vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin”,- ka thënë një burim për “E!News”.

Advertisement

Mediat dhe ndjekësit e tyre dyshuan për ndarjen e tyre gjatë Krishtlindjeve dhe natën e ndërrimit të viteve pasi nuk ishin së bashku.

/Opinion.al/