Zbulohet një tjetër emër që thuhet se do të jetë pjesë e ‘Big Brother Vip Albania’!

Ka nisur numërimi mbrapsht për fillimin e BBVA dhe çdo ditë nëpër portale përflitet për një emër që pritet t’i bashkohet shtëpisë së famshme.

Burime për Anabel bëjnë me dije se komediani dhe aktori Gent Hazizi do të jetë njëri prej banorëve. Pak javë më parë Hazizi përfundoi eksperiencën e tij në “Dancing With the Stars” dhe mesa duket është gati për një tjetër format po aq dinamik!

Advertisement

Ndërkohë, deri tani përfliten se pjesë e reality show-t do të jenë gazetarja e sportit, Lei Kraja, moderatorja Kiara Tito, modelja Kejvina Kthella, balerini Albi Nako dhe blogerja Jori Delli. Thashethemet e fundit thonë gjithashtu se një prej konkurrenteve të “Big Brother Vip 2” do të jetë edhe Kejsi Meidini, vajza e Sabianit.

Burime për Radio Energy bëjnë me dije se “Big Brother Vip 2” këtë sezon nis me 24 dhjetor.