Zbulohet një tjetër emër i njohur që do t’i bashkohet kastit të “Dancing with the Stars”…

Sezoni i ri televiziv është në prag, duke qenë se edhe një muaj ka mbetur nga pushimet.

Të shumta janë programet që priten të rifillojnë në shtator e një ndër to edhe “Dancing With the Stars.” Rreth këtij të fundit dimë që Bora Zemani do të jetë sërish në rolin e moderatores, Valbona Selimllari në atë të jurisë, dhe ditën e djeshme u zbulua dhe konkurenti i parë – Eni Shehu.

Advertisement

Ndërkohë që ditën e sotme “Kryefjala” ka zbuluar një tjetër emër. Kastit të “Dancing with the Stars” do t’i bashkohet moderatorja e “Wake Up”, Enxhi Nasufi.

Enxhi, e cila për publikun u bë e njohur si këngëtare, e tani edhe si moderatore, duket se së shpejti do të shpalosë edhe aftësinë e saj në kërcim. E njohur për natyrën e saj ekspresive, Enxhi është e sigurt që do të sjellë energji në program.

“Dancing with the Stars” pritet të nisë në shtator.