Dhurata Dora gati për bashkëpunimin me reperin e famshëm ndërkombëtar!

Nëse ka dikush që është mësuar me suksesin ndërkombëtar (se me atë vendosa po e po) ajo ësht Dhurata Dora, me artisten shqiptare që numëron bashkëpunime të suksesshme edhe me emra si Azet apo Soolking, ndërsa mesa duket këngëtarja ka gati një tjetër “bashkim forcash” me një emër mjaft të famshëm.

Kështu, Dhurata ka postuar së fundmi një foto në Instagram ku shfaqet afër Raf Camorrës, një prej reperave më të mirë të vendeve gjerman folëse e jo vetëm, me origjinë nga Austria, e që numëron dhjetra hite e qindra miliona klikime. Në fakt, Raf është një emër i dëgjuar për tregun shqiptar, teksa pak vite më parë solli bashkëpunimin “Toto”, me Noizyn, një këngë që nuk ka nevojë për prezantim, e duke marrë parasysh këtë, presim një tjetër hit edhe me Dhuratën.

Advertisement

Në fakt, periudha e fundit ka qenë mjaft aktive e produktive për artisten, me shumë këngë solo e me të tjerë artistë, mes tyre, Noizy dhe Elvana Gjata, e duket se Dhurata është në “prime”-n e karrierës së saj. Sipas postimit me Camorra-n, kënga e tyre do të titullohet “Palma”, do të publikohet më 27 korrik dhe me gjasë do shëndrrohet në hit të kësaj vere.

Tashmë, duke bashkëpunuar me reperin e njohur, mund të themi që Dhurata ka pasur projekte me emrat më të rëndësishëm në rap të Gjermanisë, Austrisë e Francës dhe ndoshta është koha të hedhë sytë nga përtej Atlantikut.