Zbulohet letra e “depresionit”

Një pjesë e së kaluarës së Marilyn Monroe pritet që të vihet në ankand nga një koleksionues, bashkë me një letër të John Lennon dhe 58 dokumente tjera të Eisenhowerit. Një letër e bukuroshes bionde, dërguar këshilltarit të saj të aktrimit, e shkruar në ditët e fundit të jetës, pritet që të hidhet në ankand. Letra e cila nuk ka datë, e shkruar nga hoteli Bel Air jep disa detaje mbi vuajtjet e Monroe dhe mendimet e saj për vetëvrasje.

Aktorja vdiq nga mbidoza, por problemet e saj psikologjike para vdekjes shihen qartë në dokumentin që sapo ka dalë në dritë. “Vullneti im është i dobët, nuk mund të duroj asgjë. Unë dukem si e çmendur, por mendoj se do të çmendem. Më duket se zgjohem para një kamere dhe përqendrimi e gjithçka që kam mësuar më largohet nga koka. Më pas ndjej se nuk ekzistoj fare në racën njerëzore”,- ka shkruar Monroe në këtë letër.

Advertisement

Kjo letër pritet që të shitet për 50 mijë dollarë. Pjesë e këtij koleksioni është edhe letra e Dwight Esienhowerit dërguar bashkëshortes së tij. I gjithë koleksioni do të jetë në shitje në internet, por një ekspozitë me 250 dokumentet që pritet të vihen në ankand do të hapet në galerinë e arteve Douglas Ellimans në Madison Avenue.