Zbulohet konkurrentja e radhës në “Dancing with the stars”!

Çdo ditë që kalon jemi më pranë “Dancing with the stars”. Faqja zyrtare në Instagram e programit, na zbulon herë pas here yjet që do të vallëzojnë në pistën e kërcimit.

Teksa pjesa më e madhe e tyre janë konfirmuar, ende na presin edhe disa të tjerë.

Advertisement

Vetëm pak minuta është zbuluar konkurentja e rradhës dhe bëhet fjalë për një ndër artistet më të dashur shqiptare. Krah balerinit të njohur Graciano, do të shohim Fifin. Kjo është hera e parë që artisten do ta shohim në rolin e balerinës.

Prej kaq shumë vitesh ajo na ka dhuruar copëza perlash me muzikën e saj, e të njëjtën gjë presim të na trasmetojmë edhe përmes kërcimit. A do t’ja dalë Fifi që të rrëmbejmë cmimin e madh?