E ruajtur si graali i shenjtë i pijeve freskuese, receta u krijua në vitin 1886 nga mjeku amerikan John Pemberton dhe që asokohe është mbajtur në sekret të plotë. Thuhet se formula është e sigurt në një kasetë sigurie në një bankë dhe se formula ekzakte njihet nga vetëm dy punonjës të kompanisë, por radio amerikane ka provuar të kundërtën.
This American Life ka rrëfyer se ka zbuluar sekretin e madh: përbërësit ekzaktë të Coca Cola-s ishin publikuar pa ndonjë bujë të madhe në vitin 1979 nga një gazetë lokale të zonës së Atlanta-s, në Georgia ku Coca Cola ka selinë e saj. Atlanta Journal Constitution ka publikuar në faqen 28 atë që i referohej si një kopje ekzakte e recetës së krijuar nga Dr. Pemberton e që radioja This American Life ripropozon.


