517 milion Lekë për marijuana

Robin Thicke është rrëfyer mbi dashurinë dhe drogërat e madje ka pohuar se ka shpenzuar shuma të majme për cannabis gjatë viteve. “Unë pi bar, bëj gjithçka që nuk duhet të bëj. Marijuana është muza ime. Kam shpenzuar rreth 320.000 Pound (rreth 51,757,261.54 Lek) për cigare marijuane”,- ka thënë Thick. Këngëtari 36 vjeçar që është i martuar me aktoren Paula Patton, ka një mik që e ndihmon të marrë marijuanë. Mund të jepet ligjërisht me recetë për qëllime mjekësore në Kaliforni dhe Robin-it i jepet për t’a ndihmuar me “gjurin e dëmtuar”. “Miku im ka një dyqan. Unë mund të marrë marijuana mjekësore kur nuk jam në shtëpi. Jam një oxhak që s’pushon kurrë së bëri tym”,- është cituar artisti nga THE SUN.

Thick ka treguar se ka provuar disa herë të heqë dorë nga ky ves e madje një herë ja ka dalë mbanë, por i ishte rikthyer sërish konsumimit. Marijuana i ka shkaktuar problem një herë Robin-it. Ai u arrestua në vitin 2012 në sediljen e prapme të një makine, në New York, ku ligjet anti-marijuana janë vërtetë të forta.

Advertisement