Zbulohet emri i djalit të Andrrës dhe Sinanit dhe është kaq i veçantë

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe Andrra Destani e Sinan Hoxha janë tashmë prindër të dy fëmijëve. Dy ditë më parë Andrra ka sjellë në jetë djalin e dytë dhe lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo përmes një postimi në Instagram. Ndërkohë, sot ajo ka zbuluar edhe emrin e të voglit. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory, Andrra ka treguar se kanë zgjedhur ta quajnë të birin Ayan. Në foto shihet Ansi, djali i tyre i madh, i cili ka vizituar vëllain në spital teksa krah saj Andrra ka shkruar “Mirëserdhe në këtë botë vëllai im i vogël Ayan”. Ansi ka lindur në maj të 2016-tës dhe për pak muaj do të festojë 5-vjetorin, tashmë si vëlla i madh.

Ansi dhe Ayan, foto e publikuar nga Andrra

Ayan, e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë “qarkullim” dhe përfaqëson progresin dhe përparimin. Emri Ayan është me origjinë sanskrite, afrikane, arabe, persiane, që do të thotë se ka më shumë se një rrënjë. Në hebraisht, Ayan do të thotë paqe. Në persisht, do të thotë ” i dukshëm”, ndërsa arabisht, Ayan do të thotë “dhuratë e Zotit”. Nuk e dimë se cilën prej tyre ka patur parasysh çifti kur zgjodhi emrin e të voglit, por një gjë e dimë me siguri. Është shumë i veçantë.

Advertisement
Ayan, foto e publikuar nga Andrra