Zbulohet data e prezantimit të Samsung Galaxy S7

    Samsung ka bërë publike datën e prezantimit të smartphone –it të ri, Samsung Galaxy S7.

    “The Independent” shkruan se eventi, i titulluar “Unpacked”, do të mbahet më 21 Shkurt në Barcelona.

    Advertisement

    Bashkë me datën e prezantimit, gjigandi i teknologjisë ka postuar në YouTube edhe një video, ku shfaqet një kuti misterioze e zezë dhe një person që mban syzet virtuarle “Gear VR”, duke sugjeruar se në këtë event mund të ketë të reja edhe rreth tyre.

    Sa i përket modelit të ri Samsung Galaxy S7, ende nuk ka detaje zyrtare rreth pamjes dhe parametrave. Megjithatë portalet mbi teknologjinë shkruajnë se ai do të jetë i ngjashëm me S6.

    Disa përmirësime do të ketë në një brendësi të tij, që përfshijnë një vend për MicroSD, IP67 për mbrotje nga uji dhe pluhuri, përmirësim të baterisë dhe procesorëve.

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=14&v=3g3O94WALV8