Bradley Cooper dhe Irina Shayk nuk janë ndarë

Bradley Cooper, ka kaluar një pasdite romantike, së bashku më të dashurën e tij, supermodelen Irina Shayk, duke bërë një shëtitje dorë për dore në Manhattan.

Kjo foto vjen menjëherë pasi britanikja “The Sun” kishte raportuar se çifti ishte ndarë për shkak të nënës së Bradley-it, e cila nuk ishte aspak dakord në lidhje me Irinën.

Advertisement

Aktori 41- vjeçar i lindur në Filadelfia dhe modelja ruse, e cila pak kohë më parë mbushi 30 vjeç, janë fotografuar të kapur për dore, mbështjellë në palltot dhe tyre.

“Irina shkon shumë mirë me nënën e Bradley-t. Janë shumë të afërta dhe kalojnë shumë kohë më njëra-tjetrën, kur Bradley nuk është i pranishëm. Madje kanë planifikuar dhe pushime bashkë së shpjeti”, ka thënë një burim i afërt më çfitin për “E! News”.

Ndërsa ka shtuar se: “Të dy i duan shumë fëmijët dhe e kanë diskutuar këtë gjë mes tyre”.

Aktori Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk, kanë festuar 1 vjetorin e lidhjes së tyre në muajin Prill. Cooper, i cili njihet në Hollywood si një playboy i vërtetë, ka qënë më parë i martuar më Jennifer Esposito, ndërsa ka patur dhe romanca me Suki Waterhouse, Zoe Salanda dhe Renee Zellwrger.

Irina nga ana tjetër njihet për marrëdhënien e gjatë me futbollistin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo.