Zbulohet data e martesës së Gjikos dhe Elitës

Reperi i suprizoi të gjithë, kur në ditën e lindjes së moderatores Elita Rudi, u ul në gjunjë dhe i kërkoi të martohej me të.

E emocionuar, Elita Rudi i tha “Po” propozimit të Gjikos. Gjithashtu Elita Rudi thuhet se është në pritje të ëmbël dhe çifti do të bëhen prindër për herë të parë. Ndoshta dhe kjo mund të jetë arsyeja që data e martesës ishte më shpejt se ç’mund të pritej.

Advertisement

So I said YES ? @gjikotheflyboy

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on

“Prive” ka zbuluar se çifti do të kurorëzojë dashurinë e tyre me 23 Gusht. Ende nuk janë zbuluar detajet e ceremonisë, por mezi presim t’i shohim në ditën më të bukur të jetës së tyre.