Aktori i humorit Albano Bogdo ka bërë pjesë të lojës së tij uniformën e policisë. Fotot e publikuara në Syri.net dhe më pas shpërndarë në media të tjera, tregojnë aktorin të lidhur me pranga dhe të rrethuar me shumë forca policie. E gjitha kjo është një lojë. Policia tha se “shërbimet tona as kanë shoqëruar as kanë arrestuar njeri me emrin Albano Bogdo”. E pra, Albano Bogdo po promovon programin 2XL, duke u bërë pjesë e portaleve me foto në pranga.

Advertisement