Ermal Mamaqi njoftoi dje se ka nisur xhirimet e filmit më të ri që do të jetë një tjetër sukses.
Moderatori i njohur publikoi dje një foto ku shfaqej me stafin e ri të filmit, ndërsa shkruante se së shpejti do të vijë një tjetër komedi në kinema.
“Xing.al” ka mësuar se Line Producer i këtij filmi është Besnik Krapi, një nga producentët më të njohur në Kosovë dhe partneri i aktores e moderatores Jonida Vokshit.
Menaxher produksioni është Liridon Cahani i cili ka qenë pjesë edhe e prodhimit të filmit “Shok”.
Produksioni i filmit të ri siç shihet i është besuar kryesisht emrave të njohur nga Kosova që kanë eksperiencë të gjatë në këtë fushë.
Pak ditë më parë “Xing.al” zbuloi se një nga aktoret protagoniste në film do të jetë Arjola Demiri.
Ende nuk dimë se cilët VIP-a ka bërë pjesë të filmit Ermal Mamaqi por kjo pritet të zbardhet në ditët në vijim!
/Syri.net/