Nuk është e pazakontë që pas shumë vitesh me partnerin seksi nuk është më aq pasionant dhe i intensiv.

Sigurisht që faji ndonjëherë është i juaji apo i partnerit, por fatmirësisht ekzistojnë metoda të cilat mund t’iu ndihmojnë të shpëtoni jetën tuaj seksuale, dhe të rindizni pasionin.

Advertisement

1 – Përdorni metodat e joshjes: E mbani mend atë shikimin sensual që i jepnit partnerit më parë? Përpiquni ta riktheni përsëri në lojë. Fjalët nuk kanë aq vlerë sa një shikim apo një gjest në momentin e duhur, shkruan opinion.

2 – Bëhuni spontan: Kjo sidomos nëse bashkëjetoni. Kujtoni kohërat kur nuk kishit shumë mundësi të bënit seks, dhe shfrytëzonit të gjitha vendet e mundshme. Dilni nga dhoma e gjumit, dhe rikthehuni në lojë.

3 – Mos i harroni mesazhet erotike: Ato janë shumë të rëndësishme, dhe garantojnë ndezje pasioni si me magji. Dërgojini partnerit një mesazh të tillë papritur, dhe rezultatin do e merrni në dhomën e gjumit.

4 – Bëhuni mendje hapur: Nëse partneri apo partnerja dëshiron të provojë diçka të re, mos e refuzoni. Besojini verbërisht dëshirave dhe pasioneve të njëri-tjetrit.

5 – Kujdesuni për veten: Sidomos kur jetoni në të njëjtën çati. Kujdesi për veten është çelësi në të tilla raste.