Zayn Malik dhe Gigi Hadid vendosin të bashkëjetojnë

Zayn Malik dhe Gigi Hadid kanë vendosur të jetojnë bashkë. Thuhet se supermodelja është zhvendosur në shtëpinë e këngëtarit 23-vjeçar. Zayn ia ka lënë në dorë të dashurës rimodelimin e shtëpisë. Çifti po bashkëjeton në shtëpinë e Zayn në Los Anxheles dhe tashmë janë shumë të zënë duke blerë piktura dhe mobilie për ta bërë shtëpinë një ambient sa më rehatshëm. Kujtojmë se pak ditë më parë, Zayn bëri një deklaratë për të dashurën e tij, duke u shprehur se tek ajo nuk sheh vetëm bukurinë, por edhe inteligjencën.

Advertisement