Flori Mumajesi: Dikur kam emigruar…

Emigracioni pas viteve ’90 është një temë të cilën shumë njerëz e kujtojnë mes lotësh.
Pjesë e tij ka qenë edhe këngëtari Flori Mumajesi. Ai ka postuar një foto në Instagram që identifikon plotësisht kohën e emigrimit të shqiptarëve në Itali e Greqi. Sipas postit të Florit, në atë kohë, kur gjërat ishin më të vështira pavarësisht se njerëzit ishin më të varfër dhe sakrificat më të mëdha, ata sërish ishin të bashkuar. Sot që gjithçka është më e lehtë, duket sikur njerëzit janë më të përçarë.
“Nuk e di pse më prek kjo foto. Mbase ngaqë edhe vetë kam emigruar në ato vite… Mbase sepse në atë kohë ishim të gjithë më të bashkuar për një jetë më të mirë”, shkruan Flori bashkangjitur fotos.

Advertisement