Zayn Malik dhe Gigi Hadid, drejt fejesës?

Edhe Zayn Malik duket se është në hapat e Justin…

Sipas mediave britanike, The Daily Star dhe The Sun, këngëtari 25-vjeçar është kaq shumë i dashuruar pas modeles 23-vjeçare sa nga momenti në moment ka shumë dëshirë të ulet në gjunjë përpara saj për t’i provuar dashurinë që ka për të.

Advertisement

“Ai është shumë i dashuruar me të dhe në çdo moment kërkon të vërtetojë të gjithë dashurinë që ka për Gigi-n si dhe t’i tregojë botës se marrëdhënia e tyre është e vërtetë”- u shprehën burime pranë këngëtarit.

Kujtojmë se po flasim për të njëjtin Malik që ishte i fejuar për dy vite me ish-këngëtaren e grupit Little Mix, Perrie Edwards dhe që e konsideronte si personin me të cilin donte të kalonte jetën deri në fund të vitit 2015.