ZAYN: Çfarë fshihet pas videos muzikore “VIBEZ”

Shumë pak pas daljes së singëllit, Zayn Malik publikoi edhe videon zyrtare të “Vibez”.

Fansat e pritën në mënyrën më të mirë dhe u përpoqën që të deshifrinonin mesazhin e klipit.

Advertisement

 

Mes hipotezave ajo e shpjeguar në këtë tweet duket se përfaqëson mendimin e pjesës më të madhe të tyre: “Zayn duke parë vetveten. Është pak a shumë sikur do që ne të kuptojmë se ai u ringrit vetë, ai gjithmonë është ruajtur e kujdesur vetë për veten, ka ecur gjithnjë përpara falë vetes, ka qenë gjtihnjë spektator i sukseseve të tij edhe para se ato të bëheshin të tilla. #VIBEZBYZAYN”

 

Ndërkohë në skenën ku Zayn shfaqet i ulur në karriget e kuqe shumë fansa kanë parë një referencë të kohëve të One Direction:

 

Megjithatë ajo që është e sigurt është se “Vibez” i paraprin publikimit të albumit shumë të pritur  “Nobody Is Listening” (15 janar)