Mashkulli më seksi në botë prezanton zyrtarisht të dashurën

Michael B. Jordan dhe Lori Harvey kanë konfirmuar lidhjen e tyre përmes postimeve në Instagram, duke u dhënë fund spekulimeve që qarkullojnë prej muajsh në media.

33-vjeçari Jordan, i shpallur mashkulli më seksi në botë për 2020-n nga People, dhe modelja Harvey, 24 vjeçe, postuan foto të veçanta në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

Advertisement

Në nëntor, Jordan dhe Harvey u panë nga TMZ në aeroport në Atlanta, qyteti i lindjes së Harvey, për festën e Falënderimeve. Në fund të dhjetorit, ata u fotografuan duke udhëtuar përsëri, këtë herë në Salt Lake City në kohën e festimeve të Vitit të Ri.

Ndërsa tani çifti nuk la më vend për dyshime, janë bashkë dhe nuk e kanë më problem ta pranojnë publikisht!