ZARA LARSSON: Albumi i ri do të titullohet “POSTER GIRL” dhe do të publikohet në Mars

Viti 2021 do të jetë një vit plot të reja për fansat e Zara Larsson! Këngëtarja e ka nisur mbare me publikimin e singëllit të saj të ri  “Talk About Love” në bashkëpunim me Young Thug.

 

Advertisement

Në lidhje me kuptimin e këngës Zara ka deklaruar:

“TALK ABOUT LOVE  i referohet asaj fazës kur dy persona e kuptojnë se ç’janë për njeri-tjetrin. Ajo periudhë është më e bukura por në të njëjtën kohë dhe më e brishta. Kur dikush nis e pyet “çfarë jemi duke bërë” apo “si ndihesh” prishet magjia. TALK ABOUT LOVE është pikërisht shijimi i atij momentit përpara se të duhet të vendosësh”.

 

Por lajmet e mira sigurisht që nuk përfundojnë këtu… Më 5 Mars do të dalë disku me këngë të papublikuara më parë nga Zara. Do të titullohet “Poster Girl” dhe është pasuesi ideal  i atij të mëparshëm “So Good”, publikuar në 2017-ën.