Ndërsa, vetëm pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj, në një event privat në jaht, e rrethuar nga dhuratat e shumta dhe surprizat nga miqtë dhe familjarët, sot një tjetër person i rëndësishëm në jetën e saj ka një ditë speciale.
Klodiani, partneri i saj ka feston sot ditëlindjen. Pavarësisht se ai nuk preferon të jetë një personazh publik, në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një foto me Zaimën dhe një urim nga ana e saj.
Të dy duken në një vend ekzotik, pikërisht në ishujt Maldive, duke pushuar dhe Zaimina ka preferuar ta quajë veten dhe partnerin si “kukulla dhe arushi”. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, – ka shkruar Zaimina në urimin e ditëlindjes së Klodit.