You&Me/ Holta Dulaku: Për 1 milion euro do bëja kalendar nudo dhe jo vetëm… (Video)

E ftuar sot në emisionin e përditshëm You&Me në NRG Radio, me Julkën dhe Arjonin, ishte Holta Dulaku, producentja e spektakleve më të ndjekura në Shqipëri si “Dancing With The Stars” apo “Tu Si Que Vales”.

E qeshur, plot me batuta, spontane dhe mjaft e sinqertë, Holta na i tregoi gati-gati të gjitha. Nga t’ia nisim? E fillojmë me “peshkun” prej 1 milion eurosh. Çfarë do të bënte producentja me gjithë atë shumë parash dhe çfarë nuk do të bënte:

Advertisement

Julka: Një kalendar nudo?
Holta: Në këtë moshë? (qesh) Tani edhe të thuash “jo nuk do ta bëja”… Pooo!

Julka: Do ta lije produksionin përgjithnjë?
Holta: Po sikur të them, mund të më kenë thënë kështu dhe unë kam thënë jo.

Julka: Do ta lije bashkëshortin?
Holta: Jo!

Julka: Për 1 milion euro, nuk do të takoje familjarët e tu?
Holta: Kurrë!

Julka: Do të bëje seks me një të panjohur?
Holta: Po me, varet tani… (qesh) Po të ishte një si Rob Redfort… (personazhi më poshtë)

Julka: Do bëje seks me një vajzë?
Holta: Uuu, po! Unë s’jam homofobe, përkundrazi…dashuri të ketë.

Julka: A do t’i pushoje të gjithë nga puna?
Holta: Kurrë, po kurrë! Ajo është familja ime e dytë.

Julka: A do të punoje në Top Channel
Holta: Hmmmm, jo…

Julka: A do të hiqje dorë nga replika?
Holta: Hmmm, jo, nëse kam të drejtë në diçka, do replikoj.

Julka: A do hiqje dorë nga atletet dhe rrobat sportive, por të vishje vetëm taka?
Holta: Ehh, po sigurisht! (qesh)

Mos humbisni intervistën e plotë!