E ftuar në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin ishte E Bukura e Dheut (siç e quajmë ne), aktorja, ish-Miss Globe dhe së fundmi prezantuesja e “Dancing With The Stars”, Almeda Abazi.

Pasi na rrëfeu për dashurinë e saj, aksidentin në Turqi me bashkëshortin Tolgahan Sayışman, akuzat për operacionet plastike, planet për një fëmijë etj, etj, Alemda na rrëfeu edhe një të metë të bashkëshortit të saj, aktorit të famshëm turk, Tolgahan Sayışman.

Advertisement

Ai mund të jetë i dashur, i bukur dhe joshës, por kur bëhet fjalë për punët e shtëpisë dhe rregullin, nuk ia thotë fare.

“Është shumë rrëmujaxhi! Shumë, shumë… Unë jam tip shumë i rregullt dhe jemi shumë ndryshe në këtë aspekt. Unë rregulloj [shtëpinë] me shumë kujdes, ai vjen edhe e prish. Nuk e bën për inat, ashtu ka tipin”, shprehet e pakënaqur Almeda.

Megjithatë, duhet të themi se (për fat të mirë) është një e metë e vogël.

Per te gjithe ju qe ishit kureshtare dhe na pyesnit nese Almeda do te ishte po aq e bukur live, ju themi qe ishte akoma me shume… por nuk ishte thjesht nje trup i bukur por mbi te gjitha nje mendje/shpirt i bukur. Nje vajze qe ka luftuar shume per te qene aty ku ka mberritur sot, por e thjeshte e me kembe ne toke… nje vajze me parime qe nuk bente kompromise e te shkelte mbi vlerat e parimet e saj edhe po ti ofroheshin qindra milione euro… Ne jemi shume te lumtur qe arritem t’a shkepusnim pak nga impenjimet dhe t’a njihnim me teper. Ja thame live por po ja themi edhe publikisht @almeda92 na magjepse me qenien tende ♥ Shume shpejt intervista e plote ne kanalin e Energy Albania ne YouTube ? #EnergyRadioAlbania #EnergyCeleb #EnergyCommunity #SuperSpecialGuest #YouAndMe #JAZ

A post shared by NRG ENERGY (@nrgalbania) on