Aktorja e “Euphoria”, Sydney Sweeney tha se është “e neveritshme dhe e padrejtë” që njerëzit po ruajnë pjesë fotosh dhe videosh nga skenat nudo të serialit dhe më pas po ua dërgojnë ato familjarëve të aktorës.
Sydney portretizon Cassie Howard në serialin e famshëm të Sam Levinson dhe luan së bashku me Zendaya, Maude Apatow, Alexa Demie dhe Jacob Elordi.
Nëse e keni parë “Euphoria”-n, mund të keni vënë re se seriali ka përmbajtje për të rritur, përfshirë lakuriqësinë. Personazhi i Sydney-t, Cassie, ka disa skena topless dhe nudo në të gjithë serialin, të cilat të gjitha kanë marrë një mori vëmendjeje – pozitive dhe negative – në internet.
25-vjeçarja ka shpjeguar më parë rëndësinë e skenave të zhveshura të personazhit të saj, duke thënë për Teen Vogue në mars se ato janë “të rëndësishme për historinë”.
Por fatkeqësisht, Sydney ka mbetur subjekt i shumë kritikave nga përdoruesit e internetit.
Aktorja e etiketoi të gjithë situatën si “të neveritshme dhe të padrejtë”.
“Ju keni një personazh që i nënshtrohet të qenit një person i seksualizuar në shkollë dhe më pas një audiencë që bën të njëjtën gjë.”
Megjithatë, Sydney pohoi se ajo nuk është e ndikuar nga kritikat e vazhdueshme, duke i quajtur thjesht të gjitha “qesharake”.
“Unë jam artiste dhe luaj personazhe. Komentet thjesht më shtojnë dëshirën për të luajtur më shumë personazhe që zemërojnë njerëzit.”