Ylli i “Bridgerton” Nicola Coughlan ka një kërkesë për fansat në lidhje me trupin e saj

Ylli i “Bridgerton”, Nicola Coughlan, ka një kërkesë të thjeshtë për fansat: mos t’i shkruajnë më për trupin e saj.

“Nëse keni një mendim për trupin tim, ju lutem, mos e ndani atë me mua”, shkruan aktorja 35-vjeçare në një postim të shpërndarë në llogaritë e saj në Instagram dhe Twitter.

Advertisement

“Shumica e njerëzve po tregohen të mirë dhe përpiqen të mos jenë ofendues, por unë jam një qenie njerëzore e vërtetë dhe është shumë e vështirë të mbash peshën e mijëra mendimeve rreth mëyrës si dukesh, që të dërgohen çdo ditë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse keni një mendim për mua s’ka asnjë problem, e kuptoj që jam pjesë e TV dhe se njerëzit do të kenë gjëra që i mendojnë dhe duan t’i thonë, por ju lutem të mos m’i dërgoni mua .”

Kjo nuk është hera e parë që Coughlan, e cila luan në rolin e Penelope Featherington në Bridgerton” dhe Clare Devlin në “Derry Girls”, ka folur në lidhje me komentet për trupin e saj.

Ylli i "Bridgerton" Nicola Coughlan ka një kërkesë

NICOLA COUGHLAN NË NJË FOTO NGA “BRIGERTON”.

Në vitin 2018, ajo shkroi një artikull për The Guardian me titull “Kritikë, më gjykoni për punën time në Derry Girls dhe në skenë, jo për trupin tim”.

Coughlan ndau një postim në Twitter në mars, ku bëri thirrje për t’i dhënë fund pyetjeve të grave për peshën e tyre në intervista.