Krah Ed Sheeran dhe The Weeknd, Dua Lipa ndër 3 artistët më të dëgjuar në botë

Dua Lipa është një nga tre artistët më të dëgjuar në botë në radio. Ed Sheeran kryeson listën si artisti më i dëgjuarKrijuesi i hitit “Shape of You” numëron 4.3 milionë dëgjime në vit në të gjithë globin, ndërkohë që ylli i “Levitating”, ka vetëm 100 mijë më pak, 4.2 milionë. Vendi i tretë i takon The Weeknd me tre milionë dëgjime, me Queen që ka zënë vendin e katërt me 2.9 milionë dhe Maroon 5 në vendin e pestë me 2.5 milionë, sipas Viberate.

Justin Bieber në anën tjetër dominon tregun me më shumë ndjekës në Spotify, aktualisht 13.5 milionë. Pavarësisht shifrave të ndjekësve, Olivia Rodrigo e ka mposhtur atë si artistja më e dëgjuar me 5.1 miliardë dëgjime.

Advertisement