Yll popi & ikonë mode enigmatike

Ka hyrë në mënyrë agresive në botën e muzikës dhe nuk lë indiferent askënd. Përveç suksesit muzikor çdo ditë mbush faqet e revistave me stilin e saj unik. Është një stil i çuditshëm në opinionin e shumë prej kritikëve të modës, por më e rëndësishmja është që krijon tendencë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është dhe filxhani prej porcelane kinez që del në çdo skenë të saj. Artistja ka shpjeguar se është një homazh për kujtimin e ëmbël që ka, për kohën kur çdo dite pinte çaj me mamanë e saj.