Xhepi im i madh

Ndoshta po mendoni të blini ndonjë çantë, ndonjë mbrojtës apo cantë tip vitesh 70? Po sikur t’ju themi që kanë filluar të krijohen veshje të përshtatshme për të mbajtur iPad‐in? iPhone-in mund t’a fusësh nëpër xhepa, por iPad‐i është pak i madh ndaj Scottevest dhe iClothing kanë filluar të shesin online xhupa, t‐shirte dhe fustanë të përshtatshëm për nevojat tuaja. Kështu Scottevest ka filluar shitjen onlinë të xhaketave e jelekëve me xhepa të mëdhenj të studiuara enkas për të mbajtur iPad‐ët. Linja e veshjeve është goxha e pasur, ka 8 lloje veshjesh në ngjyra të ndryshme. Për veshje më casual apo elegante ka menduar iClothing me iTee, bluza unisex 100% pambuk në ngjyrë të bardhë dhe të zezë. iDress është një fustan i zi femëror me mëngë të shkurtra me xhep si të kangurit për të ruajtur dhe mbajtur me vete iPad‐in pa kushtëzuar lëvizjet.

Sa kushtojnë këto veshje speciale funksionale? Xhupat fillojnë nga çmimi 100$, bluza kushton 45$ ndërsa fustani vetëm 90$.

Advertisement