Kanë mbetur edhe pa ditë deri në dasmën e këngëtares shumë të pëlqyer Xhensila Myrtezaj dhe të dashurit të saj Bes Kallakut.

E për këtë ditë Xhensila sigurisht që në radhë të parë ka vendosur fustanin e saj, të cilin ajo ia ka besuar stilistit kosovar Valdrin Sahiti, shkruan Indeksonline.

Advertisement

Sahiti para pak çastesh ka publikuar një video në instagram, ku shihet këngëtarja duke provuar fustanin e dasmës, e cila do të mbahet në fillim të shtatorit.

Fustani që stilisti i njohur ka përzgjedhur për këngëtaren është thjeshtë mahnitës, siç mund ta shikoni edhe më poshtë.