Xhemi Shehu do të largohej nga televizioni vetëm për një arsye

Xhemi Shehu është një prej moderatoreve më simpatike të televizionit dhe prej disa vitesh ndodhet në skenën e “Portokallisë”.

Në emisionin “Sekretet e Portokallisë”, Xhemi ka zbuluar se nuk ka ndërmend të heqë dorë asnjëherë nga Portokallia dhe nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të largohej edhe nga televizioni.

Advertisement

Duket se Xhemit ka hyrë kaq shumë në zemër programi i humorit dhe këtë e ka treguar me një deklaratë të papritur.

“Unë jam në televizion vetëm prej Portokallisë. E kam thënë dhe herë të tjera. Nuk më pëlqen të bëj asnjë program tjetër, ose të kem një program timin, ose format ku të jem vetëm unë prezantuese. Ndihem mirë. Më pëlqen shumë i gjithë ambienti, i gjithë formati. Nëse një ditë do e lë ‘Portokalli’-në do e lë fare televizionin dhe nuk do të bëj më asnjë gjë tjetër”, -është shprehur Xhemi.