Xheloze për Steve

Ylli i muzikës dhe kinemasë me sa duket është e nevrikosur pasi Steve Tyler i ka “vjedhur” gjithë kohën në American Idol. “Ky supozohej të ishte rikthimi i madh i Jennifer. I gjithë spektakli ish ridimensionuar rreth saj, por tani është prezent Steve 24 orë në 24 dhe 7 ditë të javës në 7. Ajo nuk e kupton se si mundi të ndodhë diçka e tillë dhe ja ka bërë të qartë producentëve të spektaklit se kamerat duhet të fokusohen më shumë tek ajo”,- ka thënë një burim për PopEater. Të shohim nëse do të ndryshojnë gjërat në vijim.

Advertisement